Zahir Pajaziti

Zahir Pajaziti
Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë
Lindur më1 Nëntor 1962
Orllan, Komuna e Podujevës, Kosovë
Vdekur më31 Janar 1997
Pestovë, Komuna e Vushtrrisë, Kosovë
Në aleancë me
Vite shërbimi1991 – 1997
GradaKomandant
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Zahir Pajaziti (1 Nëntor 196231 Janar 1997) ishte njëri nga komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 1 Nëntor 1962 në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe. Njihet si "Pushka e Parë e Lirisë", dhe ishte udhëheqësi i grupit të parë të luftëtarëve nga Kosova që bënin stërvitjet në Shqipëri. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Orllan të Gollakut. Ishte fëmija i 5-të i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime (Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familjeje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij me dashurinë për atdheun.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin shkollor 1976-‘77Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishtën dhe Nexhmi Dabinofcin kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon edhe për 3 muaj në Beograd.


Developed by StudentB